Nga çfarë do të vdesësh?

Kjo ka qenë shuma që ka paguar edhe Stephen Quake, 40 vjeçar i shëndëtshëm, profesor i bioinxhinjerisë në Universitetin e Stanford të Kalifornisë, i cili u bë i famshëm vitin e shkuar kur ju nënshtrua një analize ADN‐je. Falë asaj analize Quake ka zbuluar shumë gjëra pozitive e negative mbi shëndetin: rrezik më të vogël Alzheimer nga ajo që mendohej, një mundësi të lartë të prekjes nga kanceri, obeziteti, diabeti dhe koronaret. Gjithashtu Quake ka zbuluar se ka një mutacion gjenetik të rrallë që mund të rezultojë në një vdekje të papritur nga zemra. Shkencëtarët thonë se ky studim i publikuar në LANCET hap një epokë të re në mjekësinë e personalizuar, por sjell edhe dilema etike. Pas disa vitesh të gjithë mund të përballojnë këtë çmim. Për momentin ka 10 të guximshëm që duan të bëjnë këtë analizë ku lexohen të gjitha gjenet.

“Rasti i Stephen Quake tregon se duhet të fillojmë të mendojmë shpejt dhe mirë se si t’a përdorim këtë lloj informacioni të marrë nga analiza e ADN‐së. Ato informacione mbi shëndetin, do të vinin si një “tsunami” në jetët tona dhe sigurisht do t’a ndryshonin atë“,‐ ka thënë Henry Greely nga Shkolla e Ligjit në Stanford. I “lehtësuar” nga një shumë e madhe parash e i “rënduar” me informacionin se nuk ka një “fat gjenetik” nga më të mirët, Quake duket se gëzon gjithë qartësinë e një shkencëtari. “Ishte një eksperiencë padyshim interesante. E bëra sepse isha kurioz të dija se çfarë do të më ndodhte në të ardhmen”,‐ ka thënë ai. Po ju a do t’a bënit një analizë të tillë nëse do t’i kishit paratë? Do të jetonit dot me informacionin mbi vdekjen?

Advertisement