Shqipëri – Moti sot, 3 Maj 2010

Në mesditë vranësirat do të largohen nga i gjithë territori shqiptar për ti lënë vendin kthjellimeve. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të motit të kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare kryesisht në Verilindje dhe Juglindje. Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të tyre në të gjithe vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtim Juglindor-Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.

Advertisement