Publikohet videoja zyrtare e “Swish Swish” nga Katy Perry dhe Nicki Minaj

Këngëtarja na kish paralajmëruar në fakt me një postim në Instagram për këtë publikim.

🏀🤷🏼‍♀❗COUNTDOWN TO CATASTROPHE ❗🤷🏼‍♀🏀#swishswish #thisweek 🔥@nickiminaj 🔥

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Videoja zyrtare e “Swish Swish” është një betejë e ashpër basketbolli Sheeps vs Tiger, ku super sportivja Katy lufton deri në pikën e fundit të gjakut për fitore, ndërkohë që marrin pjesë dhe personazhe të tjerë të ftuar si Nicki Minaj.

Na e kish marrë mendja se këngëtarja ka qenë e zënë me xhirimet e “Swish Swish” nga një foto e publikuar më 24 korrik në profilin e saj, ku shfaqej me një top basketbolli që e godiste në fytyrë… E pamundur të mos e adhurosh. 🙂

Be the ball they said, become one they said 🤦🏼‍♀️ #swishswish

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

“Swish Swish” është singëlli i tretë i publikuar nga albumi “Witness”, albumi i pestë i këngëtares pulikuar në muajin maj.

Kush e di nëse Katy Perry do të zgjedhë pikërisht këtë këngë për të performuar në skenën e MTV VMA 2017, event në të cilin do të jetë edhe prezantuese.

Ju kujtojmë se këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve mund t’a ndiqni në orën 2:00 (orë lokale) në natën mes 27-28 gushtit.