NEW MUSIC | Nora Istrefi ft. Gjiko: “Anna”

Dy artistët e njohur, Nora Istrefi dhe Gjiko kanë publikuar tashmë prej disa ditësh  bashkëpunimin e tyre të dytë. Bëhet fjalë për këngën “Anna”, e cila erdhi e shoqëruar me videoklip. Për tekstin u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi, ndërsa për muzikën Claydee Lupa. Kurse për videon  Sekuencë.  Nora duket tejet tërheqëse në klipin e këngës së re.

Kujtojmë se bashkëpunimin e parë Nora dhe Gjiko e kanë publikuar më 23 korrik të vitit 2017. Ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm, deri më tani ka grumbulluar mbi 29 milionë klikime.
https://www.youtube.com/watch?v=OqvVz_ctf50&feature=emb_logo

Advertisement