Veshja e J.LO në Golden Globe bëhet ‘meme’ në rrjet

Si në çdo event të rëndësisë së “Golden Globe” ndahen dhe renditen personazhet vip të veshur më mirë dhe të veshur më keq. Këtë herë këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është klasifikuar tek personazhet  e veshura më keq në këtë event.

Ajo kishte veshur një fustan në ngjyrë ari, jeshile dhe të bardhë dhe me një fjongo të madhe para. Përveçse e kanë kritikuar për këtë zgjedhje shumë nga ndjekësit në rrjete sociale e kanë krahasuar veshjen e saj me një kuti dhuratash për Krishtlindje, duke bërë ‘meme’ të ndryshme.

Por Lopez nuk ishte e vetmja nga personazhet e njohur të veshur më keq, komente në rrjet ka patur edhe për veshjet e aktoreve të njohura si Reese Witherspoon, Cate Blanchett, Gwyneth Paltrow etj.

 

/Opinion.al/