Ariana Grande nuk ndalet. Dy albume në më pak se dy vite, një turne botëror i gjithi sold out dhe dy singëlla të rinj. Dhe tani? Sapo postoi një tjetër hit të padiskutueshëm. “Boyfriend” është bashkëpunimi i Grande me Social House, dyshja nga Pittsburgh që kanë hapur edhe koncertet e Sweetener tour. Në tekstin  e kësaj kënge do ta gjejnë veten si ata qē duan të kenë një lidhje por edhe ata që shijojnë lirinë e të mos qenurit të lidhur… Ja dëgjojeni e vendosni se cilit grup i përkisni :p