Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi janë ndër këngëtarët më të suksesshëm si në Shqipëri dhe jashtë saj.
Prej disa ditësh ata kanë publikuar nëpër rrjetet e tyre sociale disa skena të klipit, por më në fund fyshja e ka publikuar këngën në Youtube shoqëruar me videoklip.
Kënga e tyre titullohet “Meine Liebe” dhe teksti është shkruar nga vetë artistët dhe Dominik Lange.
Në këtë klip Elvana shfaqet larg fustaneve me xixa, por me një tjetër pamje, me pantallona e këmishë teksa pikturon një femër.
Pas publikimit, kënga ka marrë shumë pëlqime e cila ka arritur miliona klikime në Youtube.
/InTv/