Nevina Shtylla largohet nga “Jo Vetëm Modë”, por kush do e zëvendësojë atë?

Nevina Shtylla nuk do të jetë më prezantuesja e programit “Jo Vetëm Modë” këtë sezon të ri, por tashmë dikush tjetër do ta zëvendësojë atë.

Disa javë më parë, u bë me dije se moderatorja e njohur Orinda Huta, do të largohej nga televizioni ku qëndroi prej vitesh, “Vizion Plus” për t’u pozicionuar në televizionin “Klan”, si pjesë e jurisë së festivalit “Kënga Magjike”.

Advertisement

Burime për “RevistaWho.Com”, zbulojnë se përpos saj, në këtë ekran Orinda do të moderojë pikërish këtë emision.

“Jo Vetëm Modë” trajton temat si lifestyle, argëtim, modë dhe intervista me personazhe të njohur të ekranit.