Pas Anjeza Majës, zbulohen dhe dy konkurrentë të tjerë të “Dance With Me 5”

Edicioni i 5-të i “Dance With Me ” është shumë pranë.

Kanë mbetur vetëm pak javë që dritat e teatrit të Tv Klan të ndizen për të pritur në skenën e madhe të tjerë konkurrentë.

Advertisement

Me firmën e producenteve Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, DWM edhe këtë vit premton një spektakël të gjallë që do të pasurohet çdo të hënë me emocione të gjalla, shkruan Class.

Produksioni, sonte ka zbuluar një dyshe mjaft interesante. Këtë sezon, përveç Anjeza Majës, edhe dy binjakët e njohur të “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj do të jenë pjesë e skenës së kërcimit.

Të dy ata njihen për humorin e tyre dhe me siguri do t’a shpalosin atë dhe në skenën e “Dance With Me”.