Nëse vazhdon kështu, Angelina Jolie rrezikon kujdestarinë e fëmijëve

Mosmarrëveshja e kujdestarisë së fëmijëve mes Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt vazhdon ende…

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga People, Jolie mund të jetë në rrezik të humbjes së kujdestarisë sepse nuk është duke ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhënien e tyre me babain.

Advertisement

Për momentin kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur e ka Angelina, por duke marrë parasysh që ajo do të jetë shumë e zënë me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë më shumë mundësi për të takuar fëmijët e tij dhe madje mund të jetojë me ta për disa kohë.

Pitt do të jetojë në Londër më fëmijët në një apartament për 4 orë në ditë nga 8 deri në 17 qershor, nga 27 qershori deri me 1 korrik për 10 orë në ditë dhe pastaj nga 8 deri në 14 korrik 4 orë në ditë. Të gjitha takimet do të jenë nën mbikëqyrjen e një psikoterapeuti fëmijësh.