Beyonce dhe Jay-Z, prindër për herë të katërt? (Foto)

Së fundmi po qarkullojnë disa pamje nëpër internet në të cilat shfaqet Beyonce, gjatë turit të saj, “On The Run II” dhe po flitet kudo se këngëtarja është shtatzënë.

Në fotot  në fjalë shfaqet këngëtarja 36-vjeçare tek sa performon në skenë me një bark paksa të rrumbullakosur. Madje veshjet ishtin përzgjedhur me kujdes dhe linjat e saj nuk dukeshin qartë.

Advertisement

Kaq ka mjaftuar që fansat t’i vënë vulën lajmit për shtatëzëninë e këngëtares. Beyonce do të zgjerojë familjen me një fëmijë të katërt, pas Blue Ivy dhe binjakëve Rumi dhe Sir. Na mbetet vetëm të presim konfirmimin nga çifti i famshëm!