Ndonëse Erën, vajzën e çiftit të njohur të muzikantëve, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi e kishim parë më parë, Bleona Qereti na prezanton gjithashtu edhe me djalin e tyre, Drin Saraçin. 

“Wow!!! Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe; Djali simpatik i Mira Konci dhe Shpetim Saraci eshte nje talent i madh ?❤️”, shkruan Bleona bashkëngjitur fotos.

Advertisement

Nga sa kuptuam duke parë profilin e Drinit në Instagram, edhe 18-vjeçari merret me muzikë. Siç shihet në profilin e tij në Instagram, Drini bën muzikë rep me një shpejtësi të frkshme dhe është gati për të publikuar albumin e tij të parë.

Në qoftë se Era i ka ngjarë mamit, për Drinin do të thoshim se është një kopje e të atit. Si mendoni ju?