Pasi David Guetta dhe Sia bashkuan sërish forcat, vjen klipi i këngës së tyre më të fundit, “Flames”.

Videoja muzikore që do të shikoni nuk është aspak si ajo që mund të kishim apo keni në mendje. Por, e dini çfarë? Ne na pëlqeu.

Advertisement

DJ francez udhëheq një grup ninxhash, të cilët duan të shkatërrojnë shtëpinë e tre studenteve të arteve marciale. A do i mposhtë David tre vajzat me flakët e tij? Krejt e kundërta, do të digjet vetë. Po Sia? Asnjë shfaqje në horizont. Megjithatë, kjo nuk na mërzit aspak, pasi ajo e kompeson çdo gjë me vokalin e saj.