Fituesja e parë e Eurovision, Lys Assia është shuar në moshën 94 vjeçare.

Vdekjen e saj e bënë të ditur organizatorë të Eurosong, ndërsa u theksua se ajo mori çmim për Zvicrën në vitin 1956 ku dhe përformoi këngën “Refrain”.

Advertisement

Eurovisioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojnë atë në ditët në vijim.

“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovisionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, njoftuan organizatorët e Eurovisionit.