Ndahet nga jeta aktori në moshën 20-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e showbizz-it për ndarjen nga jeta të aktorit dhe këngëtarit Jackson Odell.

Aktori është gjetur i vdekur në një shtëpi në Tarzana të Kalifornisë të premten. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 20-vjeçarit.

Advertisement

Jackson ka qenë i njohur për rolin e Ari Caldwell në komendinë “The Goldbergs” si edhe rolin e Ted Durkas në “Modern Family”.

“Ai gjithmonë do të jetë një dritë ndriçuese dhe një njeri i shkëlqyer, i dashur dhe i talentuar,”-shkroi famija e tij në Twitter. “Ai kishte kaq shum për të dhënë.”