Ndahet kujdestaria e fëmijëve të Brad Pitt dhe Angelina Jolie! A do ta respektojnë vendimin?

Nuk ishin të paktë fansat që u mërzitën dhe u zhgënjyen nga ndarja e një prej çifteve më të dashur të showbizit…

Po flasim për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët vitin që lam pas nisën procedurat e divorcit dhe filluan një luftë të madhe mbi kujdestarinë e fëmijëve. Akuzat kundrejt njëri-tjetrit ishin aq të forta, sa të bënin të dyshoje nëse kishte pasur ndonjëherë dashuri mes tyre.

Advertisement

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se divorci po përfundon. Pikëpyetja më e madhe hidhet mbi kujdestarinë e fëmijëve. Vendimi i gjykatës për këtë çështje ju jep të drejta të dyve njësoj. Deri tani Pitt i ka takuar fëmijët shumë rrallë dhe asnjëherë vetëm, ndërsa tani ai do i mbajë po aq sa i mban Angelina. A do zbatohet ky vendim apo jo, kjo mbetet për t’u parë…