Sipas kompanisë Official Charts, interpretuesja britanike ka kaluar 500 mijë kopje të diskut të publikuar nga mbreti i Popit në vitin 1982, në klasifikimin e disqeve më të shitura në Britaninë e Madhe. Adele ka shitur 4.274.300 disqe në muajin e fundit me një mesatare prej 20 mijë kopje në javë. Që nga data e publikimit (fillim 2011) albumi “21” ka qëndruar në klasifikim për 66 javë radhazi, javë në 23 prej të cilave ka qëndruar në pozicionin e parë. Adele ka mundur të shesë dhe më tepër sesa albumi i dytë i Amy Winehouse "Back To Black", duke u bërë kështu albumi më i shitur i shekullit të 21-të.
Gjithsesi mbeten të pandryshuar katër pozicionet e para të klasifikimit të albumeve më të shitur të të gjithë kohërave:
1. Queen – "Greatest Hits"
2. Beatles – "Sgt. Pepper Lonely Hearts Club Band"
3. Abba – "Gold"
4. Oasis- "(What the story) Morning glory?"