1 orë jogging = 6 vite jetë ekstra

Ky ka qenë rezultati i një studimi të ri publikuar së fundmi. Shefi i Kardiologjisë Peter Schnohr ka zbuluar se një orë në javë jogging i lehtë mund të ketë benefite më të mëdha për zemrën se sa mendojmë ne, madje më tepër se një vrapim intensive. “Mund të themi me siguri se jogging i bërë rregullisht zgjat jetën. Lajmi i mirë është se nuk ke nevojë që të bësh shumë për të përfituar. Duhet të ndihesh sikur të merret pak fryma, por jo t’a ekzagjeroni”,- ka thënë ai. Studimi vëzhdoi 2,000 joggersa dhe zbuloi se femrave që bënin jogging me një shpejtësi të ulët apo mesatare, u zgjatej jeta mesatarisht me 6.2 vite.

Advertisement