Një feministe fashioniste

Ikona e modës së fundmi është ulur këmbëkryq dhe gjatë një interviste eksplozive për NEWSWEEK ka folur për shumë gjëra, përfshirë modelet, të qenurit sexy, lufta me biznesin e modës dhe ka rrëfyer se çfarë do të thotë suksesi për të. Ne e dimë që është një forcë e madhe në industrinë e modës, por ndoshta s’e dimë se ajo ka lulëzuar mbi retorikën feministe dhe dikur e “urrente” modën.  

Mbi hyrjen e saj në botën e modës: “Nuk doja të isha strikte ndaj rregullave të modës së lartë. Shihja ngjyrat, shtëpitë dhe elementë të tjerë që nuk ishin pjesë e botës elitare të klientëve të mi. Gjithashtu kam luftuar instiktivisht kundër klisheve mbi gratë e pasura e të bukura. Nuk kam asgjë kundër femrave të pasura të bukura, por thjesht me klishenë mbi të”.

Advertisement

Përpjekjet dhe lufta midis punës së saj dhe të qenurit feministe: “Kuptova se puna ime ishte të përcaktoja (jo tamam tamam përcaktoja sepse është e tepërt), por të kuptoja se: Çfarë do të thotë kjo? Bukuria, sot për një femër? E urreja këtë. Kam qenë feministe në vitet ‘60 e imagjinoni dot? Më e keqja që mund të kisha bërë ishte të përfshihesha në botën e modës. Ishte një pozicion aspak i rehatshëm. Kam pasur probleme për shumë vite me radhë. Vetëm tani së fundmi kam ndalur”.

Përse e “përqafoi” (zgjodhi) modën: “Kuptova se shumë njerëz të zgjuar e të mençur e respektonin fashionin kaq shumë… dhe nëpërmjet punës sime kisha një derë të hapur në çdo fushë. Është një mënyrë investigimi i të gjithë universeve të ndryshëm: arkitekturë, art, film. Gjithashtu kuptova se njerëzit më respektonin se isha e mirë në punën time”.

Mbi përqasjen e saj të pazakontë mbi dizajnimin: “Në teori unë bëj rroba. Tentoj të mos i provoj gjërat tek modelet. Thellë thellë nuk jam e interesuar nëse duken mirë në trup apo jo”.

Mbi kuptimin e vërtetë të fashionit dhe të qenurit sexy: “Mendoj se njerëzit e ngatërrojnë, fashion-in me të qenurit e bukur apo sexy, apo tërheqëse. Shumë shpesh njerëzit e përdorin si mjet, jo si kënaqësi. Unë gjithnjë e kam thënë se të veshurit sexy është fantastike, sigurisht nëse është njëra nga zgjedhjet. Nëse ju pëlqen të dilni në rrugë lakuriq, më pëlqen, por nëse dëshironi të dilni rrugëve kështu për të gjetur një burrë të pasur, e urrej”.

Mbi përzgjedhjen e modeleve: “Të njëjtat modele mund të jenë në sfilatat e Versace dhe shtypi thotë: “Oh Gianni Versace përdor modelet më të bukura”. Përsa më përket mua? Ishin ekzaktësisht të njëjtat modele fantastike në sfilatën time dhe ata thanë që nuk janë të bukura. Normale sepse unë tentoj që t’i vesh me me modesti”.