Motrat Istrefi dhe Presidenti Meta shikojnë bashkë ndeshjen, Era zbulon detaje nga finalja e Botërorit

Këngëtaret dhe motrat Nora dhe Era Istrefi ndoqën ndeshjen e një dite më parë mes Zvicrës dhe Kosta Rikës pranë presidentit Ilir Meta në presidencë. 

Meta kishte organizuar një mbrëmje me atmosfere Botërori me të ftuar kryesisht nga bota e muzikes, kulturës dhe sportit.

Advertisement

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse do të jetë në finalen e Botërorit, Era ka pranuar se do ta shohim më 15 korrik duke kënduar në Rusi. Nisur nga simboli i famshëm i shqiponjës që Xhaka dhe Shaqiri bënë pas golave përkatës, edhe këngëtarja premtoi se do të gjejë me patjetër diçka me të cilën të na përfaqësojë.

“Patjetër që unë nuk jam kundër krenarisë me nacionalitetin, është diçka shumë e bukur. Nuk e di pse njerëzit e marrin si diçka negative, s’e di as pse u dënuan sportistët shqiptarë të Zvicrës për atë gjest. Unë do ta gjej një mënyrë apo një tjetër për ta shprehur krenarinë time, pasi gjithë shqiptarët ndihemi njësoj sa i përkët kësaj!”- u shpreh ajo.

Ndërkohë, Meta ka shprehur falenderim të veçantë me një status në facebook.

Në këtë takim në krah të Presidentit ishin edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e Kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo, Nora Istrefi dhe Robert Berisha e shumë personalitete të sportit e kulturës.