Sot modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen dhe ka publikuar një rrëfim të pazakontë si një reflektim për veten.

Ajo ka shkruar për vitet që kanë kaluar, për vitet që do të vijnë dhe për ndjesitë e përjetuara. Sigurisht një nga njerëzit m♪7 të shtrenjtë për të është Troi i vogël, i cili ështësuksesi, shpëtimi dhe mbrojtja e saj.

Advertisement

Lexoni statusin e plotë më poshtë:

“Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira. Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time. Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola. E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur. Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë.

Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar.

U bëfsha edhe 100 vjeç, o shokëni e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time” –ka shkruar Adrola në një status në të publikuar në Facebook.