Mos është kjo foto një hap i mbarë drejt ‘pajtimit’ Dua-Rita?

Nga cikli i gjërave që nuk prisnim të shihnin në Instagram: Elena Ora, a.k.a, motra e Rita Orës ka publikuar një Story me Dua Lipën dhe mbi të gjitha shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.

Do thoni ju ku është problemi këtu?! Do të ishte postim shumë normal dhe i pritshëm nëse marrëdhënia e vajzave të famshme Dua-Rita s’do të ishte e tensionuar, por ndoshta gjërat ~po ndryshojnë~.

Advertisement

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare. Jam kaq krenare për ne! Ne drejtojmë botën vajza!”- shkruan Elena në një foto ku pozon shumë pranë Dua Lipëz që duket po kaq e buzëqeshur sa ajo.

Edhe nëse s’merreni fare me botën e showbiz-it, jemi të sigurtë se e dini që mes Dua-s dhe Ritës, të dyja këngëtare me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare- NUK ka patur kurrë afrimitet, bashkëpunime apo postime të këtij lloji. Vazhdon të mos ketë, por nëse motra e Orës bën një deklaratë të tillë, le ta quajmë si një hap i mirë.

Çfarë tensionesh ka patur mes vajzave?!

Në 2018-ën, njerëzit jo pa arsye, ishin të bindur për një rivalitet mes Dua Lipës dhe Rita Orës dhe sipas The Sun, vajzat nuk flisnin me njëra-tjetrën. Në 2019-ën, Bebe Rexha ftoi Rita Orën, Dua Lipën, Ava Max dhe Njomzën – për një bashkëpunim mes artistesh shqiptare, duke i etiketuar në Instagram. Të gjitha vajzat duket se ranë dakord edhe pse bashkëpunimi nuk erdhi kurrë.

Më pas në nëntor të po atij viti, Rita Ora përmes një postimi dukej sikur thumbonte Dua Lipën, duke shkruar se ishe ajo “e para që ia tha me krenari botës nga është”. Vitet kaluan, por bashkëpunimi nuk erdhi kurrë.

Ndërkohë që në 6 shtator 2022-shin, para se Rita Ora të përformonte në sheshin Skëndërbej u pyet në lidhje me bashkëpunimin e shumëpërfolur.

Ajo tha se “ndihet e lumtur që vendi ynë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë” duke shtuar se dueti nuk ka ardhur pasi sipas saj s’ka qenë koha e duhur.

Sidoqoftë, Rita në deklaratën e fundit dukej e gatshme. Dua Lipa duket po aq gati në foton me Elena Orën. Çfarë presim tani?! Ritën dhe Duan në një foto që njofton përgatitjen e bashkëpunimit. Atëherë e quajmë konfliktin 100% të zgjidhur.