“Preferoj ta mbaj për veten time”…

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” ishte regjisori i “Dopio Histori”, Bjordi Mezini. Ndërkohë që gatuanin moderatorja, Arjola Shehu ‘e kap ngushtë’ Mezinin duke e pyetur nëse është e vërtetë që është në një lidhje, mirëpo në atë moment ndërhyn edhe miku i Bjordit, baritoni Gëzim Myshketa, i cili konfirmoi se ish-banori i ‘BBA’ është në një marrëdhënie.

Advertisement

Arjola: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…

Gëzimi: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.

Bjordi: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë.