Libri i shumëpritur i ish-Zonjës së Parë amerikane, Michelle Obama, “Becoming” është do të dalë në treg këtë vit.

Datën ekzakte e ka bërë të ditur vetë znj.Obama përmes Instagrami-t, ku shkruan se libri do të botohet më 13 Nëntor.

Advertisement

Obama do të ndërmarrë turin ndërkombëtar për të promovuar librin, i cili do të botohet në 24 gjuhë dhe do të shitet 32.5 dollarë në Amerikë. Libri tregon detaje nga jeta e ish- zonjës së parë, që nga fëmijëria në anën Jugore të Chicago deri tek Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia botuese, Penguin Random House, ka thënë në një deklaratë që libri është “një rrëfim i pazakontë, intim nga një grua me shpirt dhe përmbajtje, e cila ka mposhtur e vendosur pritshmëritë dhe që na frymëzon ne të bëjmë të njëjtën gjë”.