Edhe një aktore e talentuar si Jennifer Lawrence ka momentet e saj të pasigurisë…

Një gjë e tillë i ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Red Sparrow”, në të cilin i është dashur të zhvishej.

Advertisement

Aktorja 27-vjeçare ka pranuar se ka kaluar netë pa gjumë duke u shqetësuar për skenat nudo në filmin e saj të ri. Për t’i thënë “po” rolit të saj i është dashur pak kohë dhe momenti kur është zhveshur para klasës në film, ka qenë një makth i vërtetë.

Megjithatë pas përfundimit të xhirimeve, Lawrence u shpreh se ishte ndjerë e fuqizuar.

Në filmin e ri, Jennifer luan rolin e Dominika Erogova, një balerinë ruse që rekrutohet nga një program i inteligjencës shtetërore dhe trajnohet në artin e joshjes dhe manipulimit seksual.

Ajo dërgohet në një mision për të nxjerrë sekrete nga një agjent i CIA-s (Joel Edgerton), mirëpo fillon të dashurohet në të dhe kjo gjë e rrezikon gjithë operacionin.

Filmi përmban skena të torturës, gjatë të cilës mbi aktoren hidhet ujë i ftohtë dhe Jennifer ka pranuar se asnjëherë nuk ka qenë aq shumë e frikësuar gjatë xhirimit të një filmi.