Vitin e kaluar Kanye West u fotografua jashtë zyrave qendrore të YEEZY në Calabasas, me kapelen e famshme të U.S. Army Armor School, të cilën Shia LaBeouf e kishte të preferuar.

Sipas GQ, aktori i “Transformers” ia kishte dhuruar për ditëlindje reperit. Pas kësaj Kanye falenderoi aktorin në mënyrën më të bukur përmes këngës “No More Parties in LA”, ku thotë “I wish I dressed as fresh as Shia LaBeouf”.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Që nga ai moment, Shia mund të konsiderohet si një ikonë stili që ka frymëzuar gjithë koleksionet Yeezy të West.

Në një intervistë të re për Esquire, LaBeouf tregon për marrëdhënien e tij me Kanye, si dhe rrobat e tij që ‘Ye tani i ka në garderobën e tij.

Pasi një vizitë tek West, i cili donte të diskutonte për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me aktorin, Shia mori nënën e tij në një nga koncertet e Kanye. “Ajo është, sigurisht, e fiksuar me Kanye West”, këmbënguli ai. “Kur e çova në prapaskenë, ai u tregua shumë i sjellshëm me të. Dhe këtë e vlerësoj së tepërmi”. Kështu u tregua zemërgjerë dhe i tha, “Merr gjithçka që dëshiron nga garderoba ime. Dhe ai e bëri. Mi mori të gjitha rrobat e mia”, rrëfen Shia.