Vitin e kaluar Kanye West u fotografua jashtë zyrave qendrore të YEEZY në Calabasas, me kapelen e famshme të U.S. Army Armor School, të cilën Shia LaBeouf e kishte të preferuar.
Sipas GQ, aktori i “Transformers” ia kishte dhuruar për ditëlindje reperit. Pas kësaj Kanye falenderoi aktorin në mënyrën më të bukur përmes këngës “No More Parties in LA”, ku thotë “I wish I dressed as fresh as Shia LaBeouf”.
Që nga ai moment, Shia mund të konsiderohet si një ikonë stili që ka frymëzuar gjithë koleksionet Yeezy të West.
Në një intervistë të re për Esquire, LaBeouf tregon për marrëdhënien e tij me Kanye, si dhe rrobat e tij që ‘Ye tani i ka në garderobën e tij.
Pasi një vizitë tek West, i cili donte të diskutonte për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me aktorin, Shia mori nënën e tij në një nga koncertet e Kanye. “Ajo është, sigurisht, e fiksuar me Kanye West”, këmbënguli ai. “Kur e çova në prapaskenë, ai u tregua shumë i sjellshëm me të. Dhe këtë e vlerësoj së tepërmi”. Kështu u tregua zemërgjerë dhe i tha, “Merr gjithçka që dëshiron nga garderoba ime. Dhe ai e bëri. Mi mori të gjitha rrobat e mia”, rrëfen Shia.