“Metallica”, tinguj nostalgjikë në koncertin madhështor në Milano (FOTO)

Në Milano u zhvillua koncerti epik i “Metallica”. Plot 47 mijë vetë u mblodhën në Hipodromin e Milanos, pavarësisht shiut të dendur.

Siç përshkruhet edhe nga mediat vendase, kjo mbrëmje solli një nostalgji të jashtëzakonshme mes grupit dhe publikut.

Advertisement

“Metallica” e ngriti në këmbë Hipodromin e Milanos, e shiu ishte një element mjaft i veçantë në këtë rast.

“Reshje të tilla nuk ishin parë që nga koha e Bruce Springsteen në vitin 2003 në San Siro”, shprehet “Corriere della Sera”.

Katër “kavalierët” e “Metallica”, e elektrizuan publikun me stuhinë e tingujve të tyre.

Grupi dha maksimumin në skenë, vazhdon “Corriere”, me këngë si “One”, “Master of Puppets”, “For Whom the Bell Tolls” dhe “Creeping Death” dhe himnin e tyre të padiskutueshëm “Nothing Else Matters”.

metalica-1-560x420metalica-2-560x420metalica-3-560x420metalica-4-560x420metalica-5-562x420metalica-560x420