Fildesa Hafizi do kujtohet nga të gjithë, jo vetëm këto ditë të trishta pas vrasjes së saj në mënyrën më të dhunshme nga bashkëshorti i cilësuar dhe nga fëmijët si një monstër, por do të kujtohet edhe nga kolegët e saj që një vit më parë i dhanë një dënim qesharak personit që tentoi t’a vriste në vitin 2015 në sy të fëmijëve të saj.
Gjyqtarja Hafizi sikurse e përshkruajnë dhe mikeshat e saj dhe e bija ende adoleshente, ishte një grua e zgjuar e fortë dhe tepër e drejtë. Në profilin e saj në “facebook” mund të lexohet qartë tensioni dhe frika me të cilën jetonte Fildesa. Postimet dhe citatet e ndryshme të postuara ndër vite, flasin tërthorazi në vend të saj.
“Më mirë e çmëndur që jeton të vërtetën, se një kukull që jeton gënjeshtra të bukura” është një nga shprehjet e postuara nga gjyqtarja Hafizi.
“Eshtë e rëndësishme të bësh dikë të lumtur dhe është e rëndësishme ta nisësh nga vetja” është mesazhi tjetër që Fildesa kërkon të ndajë me miqtë e saj në “facebook”
Mesazhe të forta që marrin edhe më shumë kuptim në këto orë të trishta pas ndarjes së saj nga jeta./ radionrg.al