Mendohuni dy herë para se t’i bëni “forward” mesazhet në WhatsApp

WhatsApp ka nisur të bëhet më transparent me opsionet e tij…

Për të parandaluar përhapjen e Fake News, Copy & Paste apo viruseve, përmes një versioni të ri gjërat po bëhen më të dukshme.

Advertisement

Tashmë në pronësi të Facebook, aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve po bën përpjekje për t’i dhënë fund disa problemeve në lidhje me çështjet e sigurisë në këto kohë.

Nëse një mesazh që të ka dërguar dikush është bërë “Forward”, tashmë do të kuptohet pasi shfaqet në krye të mesazhit. Është një risi e vogël, por do ketë një impakt të madh për të ndaluar përhapjen e Fake News. Ashtu si platformat Facebook dhe Twitter, është e vështirë të kuptosh se cilat mesazhe janë të vërteta dhe cilat janë Fake.

Me shtimin e “Forwarded Message”, do kuptosh se të paktën ai mesazh është “Copy dhe Paste” dhe mund të mos jetë i rremë.