Mjaftoi një pyetje në Instagram dhe zbuluam lidhjen mes Dojna dhe Marin Mema-s

Monday, August 24, 2026

Si nuk e kishim menduar më parë…

Të dy janë figura shumë të rëndësishme në media, por shumë pak veta e dinin se Dojna Mema dhe Marin Mema janë kushurinj të parë.

Këtë fakt interesant e ka zbuluar së fundmi Dojna, e cila i është përgjigjur një prej pyetjeve që fansat e saj i bënë në Instastory.

Njëri prej tyre e pyet se çfarë e ka Marin Memen, meqë dhe ai është nga Kolonja me origjinë. Dojna i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar se Marinin e ka çun xhaje.

Nuk mund ta mohojmë që të dy janë figura të rëndësishme në formatet respektive që drejtojnë. Dojna në “Pop Culture” dhe Marin Mema në “Gjurmë shqiptare”.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM