E gjithë bota u indinjua kur vuri re se Zonja e Parë e Amerikës, në çastin e nisjes nga Washington për të vizituar qytetet e përmbytur në Teksas, mbante veshur një palë këpucë me taka 12 cm. Nuk ngeli më njëri pa komentuar për papërshtatshmërinë e veshjes së saj. Por në fakt, Melania Trump dukej për mrekulli e veshur në këtë stil (zonjat duhet ta pranojnë që e mbajtën “shënim” këtë outfit për ditët e para të shiut).

 

Polemikat nuk zgjatën më shumë se edhe vetë udhëtimi i çiftit presidencial, ashtu sikurse u dallua fare qartë. Melania i hoqi takat në avionin “Air Force One” dhe si të gjitha femrat në këtë botë, veshi një palë atlete komode që kishte mbajtur posaçërisht për rastin në fjalë.

Në të zbritur në Teksas, Melania shfaqi kombinimin e dytë, kësaj here më sportiv: atlete të bardha, pantallona të zeza, këmishë “basic” gjithashtu të bardhë dhe një kapele të zezë me një shkrimin “FLOTUS” që na bëri të gjithëve kureshtar.

Nëse dhe ju e keni vrarë mendjen sado pak për kuptimin e termit “FLOTUS”, po ju heqim menjëherë dyshimet. Flotus në mënyrë fare të thjeshtë do të thotë “First lady of The United States”, sikurse dhe presidenti Trump mbante një kapele të bardhë me inicialet U.S.A.

Mund të kritikohen për shumë deklarata dhe qëndrime, ama kur vjen puna te stili, çifti Trump godet gjithnjë në shenjë!/radionrg.al