Meghan Markle pjesë e listës së ”Vogue” të të veshurave më mirë në 2018

Ajo është fermra më e diskutuar e këtij viti dhe Meghan Markle vazhdon të mbretërojë fuqishëm duke qenë pjesë e listës së 10 femrave të veshura më mirë në 2018-ën.

Dukesha I’u bashkua popstares Lady Gaga,32, Rihanës, 30, aktores Amerikane Tracee e shumë të tjera pjesë e kësaj liste.

Kjo listë u publikua nga ”Vogue” në Britani këtë javë dhe fokusohet te VIP-at të cilat kanë veshur veshjet e stilistëve të ndryshëm me një mesazh të fshehtë prapa, gjithashtu me aksesorë ‘me aktivistë’ në mbështetje të lëvizjes MeToo. /ATA/