Filmi “Aladini”, Will Smith në rolin e Xhindit

Kur disa muaj më parë u publikua trajleri i parë i filmit Aladin, versioni live i klasikut vizatimor të Disney drejtuar nga Guy Ritchie, dihej shumë pak në lidhje me transformimin që kanë pësuar personazhet nga ato të filmit vizatimor të vitit 1994, në aktorë si njerëz të gjallë.

Vetëm në çastet e fundit videoklipi fokusonte Aladinin e ri, të interpretuar nga Mena Massoud, t’i afrohet llampës magjike. Revista ”Entertainment Weekly” e cila ka përhapur jo vetëm disa skena të aksionit LIVE, por mbi të gjitha imazhet e para të Will Smith në rolin e Xhindit.

Është ai në fakt protagonist i kopertinës së revistës, ku shfaqen gjithashtu Aladin dhe Jasmine. I veshur me blu dhe i mbushur me bizhuteri nga koka gjer te këmbët, Smith është një xhind i buzëqeshur, me mjekër të hollë dhe me flokë të mbledhur bisht sipas stilit të personazhit.

“Doja të rikrijoja imazhin e një babai muskuloz të viteve 70’ dhe Will-i ishte mjaftueshëm për të dhënë idenë e një njeriu të fortë, por jo muskuloz me tepri, sa të duket si dikush që numëron çdo kalori që merr. Thjeshtë e dallon kur Smith hyn në dhomë”, tha Guy Ritchie.

Me këtë rol Will Smith do të marrë pjesën që në filmin vizatimor ka qenë i aktorit Robin Williams. Pikërisht aktori që ndërroi jetë në 2014-ën dikur ka bërë zërin e Xhindit.

“Sa herë që ke të bësh me diçka të famshme që e ka bërë dikush tjetër përpara teje, ke gjithmonë frikën se si do ta menaxhosh”, ka thënë Smith në ”Entertainment Weekly”.

aladdin-will-smith-genie-ew-1150803