Meghan Markle interviston Michelle Obamën për “Vogue”

Dukesha Meghan Markle është ftuar nga revista “Vogue” për të qënë redaktore speciale e kopërtinës së kësaj reviste për muajin shtator. Gjatë punës së saj Markle ka realizuar një intervistë me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama teksa të dyja konsumonin një drekë me ushqim meksikan. Pyetjet i janë drejtuar Michele nga vetë Meghan,e cila e fokusoji bisedën rreth familjes, rritjes së fëmijëve dhe bamirësisë.

Intervista e plotë e dy personazheve të njohur të ekranit është botuar ditët e fundit, ndërkohë që mësohet se është realizuar kur Meghan ishte ende shtatzënë me të birin, Archie. Bashkëshortja e ish-presidentit i ka dhënë Meghanit gjatë kësaj interviste edhe disa këshilla. “Ju them vajzave të eksperimentojnë sa më shumë derisa të kuptojnë çfarë i bën të lumtura”, -shprehet Michele Obama.

Advertisement

/Opinion/