Meghan ka disa beteja kundër mediave Britanike por e para ka qënë ajo me “Mail on Sunday”. Kjo media postoi një letër të Meghan që i ka shkruar babit të saj. Dukesha pretendon se e kanë marrë pa lejen dhe për më tepër letra nuk është publikuar e plotë për arsye që të influencojë keq në imazhin e saj.
Megjithashtë gjykata britanike vendosi që Mail on Sunday të mos gjykohet për këto akuza, por do të shqyrtohet akuza e shkeljes së privatësisë përmes botimit të letrës.
Avokatet e Meghan Markle u shprehën të zhgënjyer me vendimin e gjykatësit i cili sipas tyre ka injoruar faktet. Por theksuan se do të vijojnë me çështjen duke apeluar vendimin.
Letra i përket vitit 2018 dhe në Mail on Sunday mbante titullin: Letra që tregon tragjedinë e vërtetë të përçarjes së Meghan me një baba që thotë se vajza ia ka thyer zemrën në 1 milionë pjesë.
Nuk dihet nëse këtë letër ia ka siguruar vetë babai i Meghan Thomas. Aktualisht Meghan dhe Harry jetojnë në Los Angeles, të ndarë nga familja mbretërore.
Burimi: Revista Living