Një javë pas publikimit të audios së këngës “Dinero”, Jennifer Lopez, Cardi B dhe DJ Khaled kanë publikuar dhe klipin zyrtar të këtij hiti.
Kënga i dedikohet parave. Në këtë mënyrë dhe klipi është përshtatur mjaft mirë, duke vënë në dukje jetën luksoze.
E veçanta e këtij klipi është se vjen bardhë dhe zi, ndërsa këngëtaret vijnë goxha provokuese me kërcimet e tyre, në veçanti JLO.