Prej vitesh ai jeton dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Itali.
Më në fund, pas shumë vitesh bashkëjetesë, Kledi Kadiu duket se ka vendosur të çojë në altar nënën e vajzës së tij, Charlote Lazzari.
Sipas mediave italiane, ceremonia e martesës do të mbahet më datë 28 qershor, në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçiano-s.
Sigurisht nga lista e të ftuarve nuk do të mungojnë Maria De Filipi, Ambeta Toromani apo Ermal Meta si dhe emra të tjerë nga bota e artit, televizionit, medias e politikës.
Balerini i njohur dhe partnerja e tij 18 vjet më e vogël, janë prindër të një vajzë 2-vjeçare, e cila quhet Lea.