Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se Nicki Minaj dhe Eminem janë në një lidhje.

Fansat filluan të dyshonin për një marrëdhënie mes tyre, pasi në këngën e re të Nickyt përmendej emri i tij.
Pyetjes së një fansi nëse ka nisur një marrëdhënie me reperin e njohur, Nicky i është përgjigjur me ‘Po’, duke i habitur të gjithë ndjekësit e saj.

 

Pas lajmit të bujshëm, edhe Eminem ka reaguar mbrëmë gjatë performancës në Boston Calling me një deklaratë që i befasoi dhe lumturoi fansat e tij.

“Zemër do të jem në shtëpi sonte”,tha ai.
Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi i ka pyetur se sa prej tyre do të donin ta shihnin çiftin të lidhur. Sigurisht që të gjithë ishin positivë.

”Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, duhet të flasim për këtë”, u shpreh ai.

A mendoni se do të shkonin si çift?