Të gjithë e dinë se telefoni është shumë i dëmshëm dhe duhet mbajtur në distancë pasi mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme.

Kjo gjë sapo është zyrtarizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku një studim në Kaliforni tregon se pjesa më e madhe e të prekurve nga kanceri, sëmundje psikologjike apo riprodhuese shkaktohen nga rrezet e telefonit.

Advertisement

Përpara ka qenë e vështirë që dicka e tillë të provohej, por tashmë ka fakte reale, të cilat prekin një pjesë të madhe të të rinjve.

Gjithcka shkaktohet nga energjia e radiofrekuencës që telefonat celulaerë përdorin për të transmetuar informacion.

Kompanitë e mëdha si Apple apo Samsung tregojnë në njoftime për ekspozimet e rrezikshme ndaj RF. Sugjerohet që në pjesën më të madhe të rasteve të përdoret altoparlanti dhe celulari të mos mbahet shumë në duar.

Studimi tregon se më të prekurit janë fëmijët, të cilëve ekspozimi ndaj këtyre rrezeve i shkakton dëmtim në tru.

Përpara është treguar se telefonat celularë mund të shkaktojnë tumor në tru apo veshë, ndërkohë që psikologët kanë paralajmëruar se lidhet me shëndetin e dobët mendor, mungesën e vëmendjes dhe gjumin e paktë tek adoleshentët.