Pas një suksese në “Këngën Magjike”, Elhaida Dani ka sjellë për publikun klipin e saj të ri “Sugar Wings”, e cila mund të konsiderohet dhurata e saj e parë për festat e fundvitit.

Klipin e saj të ri Elhaida e ka publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube, por nëpërmjet një posti në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo e quan këngën e saj “Supriza nr.1”, duke lënë të kuptohet se ndoshta kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares përpara mbylljes së këtij viti.

Advertisement

Kënga nis me “I have a present for you” dhe me tekst në gjuhën angleze, kënga të sjell menjëherë në mendje atmosferën e festave.

Elhaida ka një karrierë të sukseshme në muzikë. Ajo erdhi në vëmendjen e publikut në vitin 2009, kur u shpall fituese e “Star Academy Albania”. Gjithashtu në vitin 2012, këngëtarja u shpall fituese e “Top Fest” në 2012. Dani po në të njëjtin vit konkurroi  në “The voice of Itali”, ku u shpall fituese me 70% të votave të publikut.