Kjo është diçka që nuk e kemi menduar kurrë të shikojmë në një shfaqje gjatë javës së modës në Milano: reggaeton!

Java e modës për meshkujt po ndodh në qytetin joshës italian dhe Dolce & Gabbana prezantuan koleksionin e tyre të dimrit 18/19 në një mënyrë unike. Dhe çfarë është më unike sesa të sjellësh një yll reggaeton-i si Maluma?

Advertisement

Ylli muzikor i Kolumbisë u ftua nga drejtuesit e markës luksoze italiane  për të performuar një mini-set në pjesën e fundit të koleksionit.

Dje Maluma realizoi hite si “Corazon” ose “Felices los 4” në një skenë dhe më pas vazhdoi deri në pasarelë. Më pas Maluma u bashkua me të gjithë, duke përfshirë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, për një moment të fundit të grupit (22:30 për Maluma-n).

 P.S Edhe pse kostumi i tij nuk ishte aq mbresëlënës si dhe mënyra si këndoi, përsëri mjafton vetëm ta shohësh dhe të kënaqet syri…