Ish ministrja e Integrimit do të largohet nga vendi për një arsye, e cila në fakt, është pozitive: ajo do të zhvendoset (përkohësisht) në Sarajevë, ku nga janari do të nisë punë si sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar sesa u emocionua nga dhurata që i bënë mikeshat, një libërth, sic e quan dhe ajo vete, me mesazhe të cilat e kanë prekur shumë.
“Goca, jeni zemra, ka shkruar Bregu; Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në wa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit! Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…” perfundon mesazhi i saj. /Bordo/