Madonna humb gjyqin, del në ankand letra sekrete e Tupac gjatë lidhjes së tyre

Këngëtarja e famshme Madonna ka humbur në betejën e saj ligjore për të ndalur një ish-mike të nxjerrë në shitje sende personale, përfshi letrat e dashurisë dhe një krëhër me fijet e flokëve të saj.

Një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë padinë e yllit të popit kundër Darlene Lutz, me argumentin se statusi i kufizimit për të rimarrë sendet e saj ka skaduar. Një prej sendeve është edhe letra e ndarjes nga reperi Tupac, i cili ndërroi jetë në vitin 1996, me të cilin Madonna ka pasur një lidhje sekrete. Sipas asaj që raporton “TMZ”, ankandi për këto sende do të zhvillohet në korrik.

Advertisement

Madonna pretendonte se nuk e dinte që Lutz ka qenë në zotërim të letrës së Tupac Shakur të vitit 1995, derisa dëgjoi mbi një ankand online të vitit të kaluar. Në një letër emocionuese, legjenda e repit thoshte se të qenit pranë një njeriu me ngjyrë vetëm mund ta ndihmonte karrierën e saj, ndërsa imazhi i tij do të dëmtohej nga fakti se ishte i lidhur me një grua të bardhë.

Ish-çifti ka pasur një marrëdhënie sekrete, mbi të cilën Madonna ka folur hapur vetëm gjatë kohëve të fundit.

Këngëtarja dhe Lutz, dikur mikesha, janë zënë që prej vitit 2003, e pasi zgjidhën një mosmarrëveshje ligjore mbi artin vitin pasardhës, Madonna nënshkroi lirimin nga të gjitha pretendimet mbi “çdo gjë” ndaj ish-shoqes së saj, ka theksuar gjykatësi Gerald Lebovits në vendimin e tij, të bërë publik gjatë së hënës.

Thënë kjo – shpjegoi më tej ai, – ylli i popit nuk mund të ngrejë më padi mbi sendet që janë subjekt i ankandit.

Madonna u tha gjykatësve vitin e kaluar, kur kërkoi një urdhër gjyqësor për ndalimin e shitjes, se statusi i saj martesor “nuk shmang të drejtën për të ruajtur privatësinë, përfshi edhe atë ndaj sendeve personale”.

Avokatët e Lutz kanë akuzuar Madonnën për “hakmarrje personale”.