Efektet e Despacito vazhdojnë ende… Luis Fonsi është shpallur Ambasador i Turizmit të Puerto Rico-s pasi i ka bërë publicitet të shkëlqyer arkipelagut falë këngës së tij.

“Kënga është bërë ikonë, protagonisti i vërtetë i saj është Puerto Rico dhe kultura, muzika e kërcimet e tij”,- ka deklaruar José Izquierdo, Drejtori i Zyrës së Turizmit Të Puerto Rico.


Falë suksesit të “Despacito” promovimi i Puerto-s ka qenë aq i madh saqë fotoja e Luis është vënë në faqen zyrtare të turizmit të arkipelagut.

Advertisement


Një kënaqësi e madhe për Luis Fonsi besojmë 🙂

https://www.youtube.com/watch?v=zm0y5JgZHVE&feature=youtu.be