Përpos moderimit, Luana e ka provuar veten dhe në muzikë, duke sjellë disa këngë, ku e fundit ishte “Benzina”.
Dhe një ndër bashkëpunëtorët që moderatorja do ketë në projektet muzikore është Bujar Qamili. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari në në një intervistë të dhënë së fundmi në “Radio Shkodra”, madje jo vetëm një këngë por plot 3 të tilla.
“Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor. Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen”, u shpreh Bujar Qamili.