Loredana Zefi zbulon listën e këngëve të albumit të ri

Këngëtarja shqiptare e cila gëzon famë të madhe në Zvicër dhe Gjermani, Loredana Zefi, këtë vit ka punuar mjaft shumë në projekte muzikore.

Biondja tash e një kohë është në përgatitje të albumit të ri, derisa së fundmi ka zbuluar listën e këngëve, ku përfshihen gjithsej dymbëdhjetë.

Advertisement

Në mesin e projekteve është edhe një për vajzën, Hanën, ku siç shihet edhe asaj do ia dedikojë një këngë.

Përveç projektit “Hana”, në album janë edhe “Labyrinth”, “OMG”, “Jetzt Rufst Du An”, “Keine Rosen”, “Durch Die Nacht”, “Feuer” në bashkëpunim me Getinjon, “Eiskalt” me Mozzik, “Kein Plan” me Mero, “Nicht Allein” me Mozzik, “Genick” dhe “Nicht Wie Du”, disa nga të cilat tashmë janë lansuar.

/Telegrafi/