Koncerti përkujtimor për Aviciin shitet tërësisht për 30 minuta

Një koncert i ardhshëm përkujtimor për Aviciin, në të cilin do të performojnë Adam Lambert, Rita Ora dhe Aloe Blacc, është shitur tërësisht për 30 minuta.

Biletat për The Avicii Tribute Concert for Mental Health Awareness në The Friends Arena në Stockholm, Suedi dolën në shitje të enjten në mëngjes dhe u blenë shumë shpejt.

Advertisement

“Është e mahnitshme, dhe e vështirë të besohet,” tha babai i Avicii, Klas Bergling në një deklaratë. “U jam shumë mirënjohës të gjithë njerëzve që duan ta ndajnë këtë mbrëmje speciale me ne.”

Në koncert më 5 dhjetor do të ketë interpretime edhe nga David Guetta, Kygo dhe Laidback Luke, shkruan KOHA Ditore.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për Tim Bergling Foundation.

Avicii vdiq në prill të vitit 2018.

avicii_Sthlmlive_Friends_1000x500-9165f3d782

/Koha.net/