Ndryshime në “Dance with me”, largohet një tjetër anëtar jurie

Pak ditë na ndajnë nga nisja e “Dance with me 6”.

“News31.al” tregoi se Robert Aliaj nuk do ishte më pjesë e jurisë. Mesa duket Roberti nuk është i vetmi që do largohet nga juria e spektaklit, pasi Kledi Kadiu gjithashtu nuk do jetë në juri.

“Revista Class” zbulon se në rolin e koreografes që do të gjykojë çdo performancë këtë sezon do të jetë Enada Hoxha.

Për revistën, koreografja e njohur u shpreh se është kënaqësi të rikthehesh në ekran dhe se ftesa i erdhi si surprizë.

Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”

Juria e “Dance with me” tashmë do përbëhet nga Valbona Selimllari, Gentian Zenelaj dhe Enada Hoxha.

/News31.al/