Loredana konfirmon shtatzëninë me një detaj të vetëm

Friday, December 5, 2025

Deri më tani, të gjithë kanë folur për shtatzëninë e saj, përveç Loredanës.

Burime të ndryshme konfirmonin shtatzëninë e Loredana Zefit, të dashurës së Mozzik. Sipas RTV21 madje, ajo është në muajin e katërt. Gjithashtu, fakti që Mozzik vendosi të heqë dorë nga muzika deri në janar të 2019-s e bënin pak më të dyshimtë situatën. Asnjëri prej të dyve nuk foli për thashethemet, deri më tani.

Në një video “boomerang”, 22-vjeçarja na tregoi një palë atlete Stan Smith në miniaturë, në formë pohimi se kanë nisur përgatitjet për ardhjen në jetë të bebit.

Presim të zbulojmë tani gjininë, emrin, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -